Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Lalës, reagon nga SHBA ish-ministri i Brendshëm: Krimi është trimëruar nga mosndëshkimi

Ish-ministri i Brendshëm teknik i Partisë Demokratike, Dritan Demiraj e cilëson një krim shumë të rëndë ngjarjen e djeshme, ku autorë të paidentifikuar qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të gazetares investigative, Klodiana Lala.

Në një reagim në rrjetet sociale, Demriaj shkruan nga SHBA ku ndodhet prej muajsh dhe pasi dënon aktin, thekson se krimi në Shqipëri është forcuar për shkak të mosndëshkimit.

Reagimi:

Ndjehem thellësisht i tronditur per ngjarjen e rende qe i ka ndodhur gazetares profesioniste/ investigative Klodiana Lala.

SOLIDARITET me Klodianen dhe familjen Lala.

Perpjekja per ti mbyllur gojen gazetares dhe mediave te pakta te pavarura deshmon per gjendjen e rende kriminale dhe te pakontrolluar te krimit ne Shqiperi.

Krimi është trimeruar nga mosndeshkimi.

DUHET dore e Forte! Kriminelet marrin guxim kur politikanet dhe zyrtaret e larte te Shtetit fyejne gazetaret me terma si Kazan, etj.

Raportet e Freedom House apo Reporters Ëithout Borders e kane paralajmeruar qeverine shqiptare te kete kujdes me intimidimet kundër medias, por mesa duket cdo gje qe paralajmerojne te huajt bie ne vesh te shurdhet.

Inkurajoj Policine e Shtetit te kryeje te gjitha veprimet gjurmuese e zbuluese per te mos lene te pandeshkuar kete krim te rende.

DD, PhD. USA.

Të fundit