Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Ralf Gjonit tremb drejtuesit e PS, Balla-Bashës: O huligan, deputetët nuk janë goditur asnjëherë

Sulmi ndaj Ralf Gjonit tremb drejtuesit e PS, Balla-Bashës: O huligan,

Sulmi me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni duket se ka trembur drejtuesit e Partisë Socialiste pasi akte të tilla rrezikojnë të përsëriten edhe ndaj deputetëve të tjerë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar i shqetësuar nga foltorja e Kuvendit për sulmin ndaj deputetëve, duke theksuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.

“Kushdo e mbështetet (Bashën) thjesht sa e largon Shqipërinë nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozite që të bëjë thirrje për goditjen e policisë dhe institucioneve. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozite të bëjë thirrje për të goditur deputetët. Asnjëherë nuk janë goditur deputetët në Shqipëri. Lulzim Basha po sillet si huligan, si një politikan ipapërgjegjshëm që as nuk e meriton besimin e qytetarëve dhe as nuk e meriton të jetë në Parlament. Ata që vranë protestuesit tani duan të vijnë sërish në pushtet nëpërmjet dhunës”, u shpreh Balla.

Taulant Balla tha se refuzimi i Lulzim Bashës për t’u paraqitur në Prokurori në lidhje me verifikimet për lobimin në SHBA, tregon frikën nga reforma në drejtësi.

Të fundit