Flash News

KRYESORE

“Sulmi ndaj Taulant Ballës është i neveritshëm”, Rama në krah të deputetit të PS për çështjen e Xhisielës

“Sulmi ndaj Taulant Ballës është i neveritshëm”,

Kryeministri Edi Rama e konsideron të neveritshëm sulmin që sipas tij po bëhet ndaj deputetit të PS, Taulant Balla, i akuzuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu për kërcënim brenda ambienteve të komisariatit të Fushë-Krujës.

Duke folur nga Korça, Rama tha se për të sulmi ndaj Ballës është i nevertishëm, duke hedhur poshtë akuzat e Nuhut.

“E konsideroj sulmin ndaj Taulant Ballës si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës. Përsa i përket babait të djalit, nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij, atëherë hajde më pyeni për qëndrimin që kam unë”, u përgjigj Rama.

Deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja akuzohen nga nënkomisari Nuhu se ishin të pranishëm në zyrën e tij kur u kërcënua me armë në kokë për lirimin e Rexhep Rrajës.

Sa i përket Emiljano Nuhut, Rama e quajti horr që ka sabotuar detyrën dhe e ka përdorur ngjarjen për të fituar azil politik jashtë vendit.

Edi Rama mbron deputetin Rraja: Kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit

Të fundit