Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj ‘Zërit të Amerikës’, diplomati Nesho: Rama e kupton se Rilindja po shpërbëhet

Sulmi ndaj ‘Zërit të Amerikës’, diplomati Nesho: Rama

Diplomati i njohur Agim Nesho është shprehur se sulmi i kryeministrit Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, pas publikimit të disa peërgjimeve, është i paprecendentë

I ftuar në “360 Gradë” goditja ndaj qeverisë erdhi pikërisht atje ku vlerësohej se kishte një reformë, siç është ajo e punësimeve në administratën civile.

Për herë të parë, Zëri i Amerikës e sulmon atje ku Shqipëria quhej se kishte bërë një reformë në administratën civile që këtu shteti kishte ndryshuar. Gjithë raportet e BE-së e nënvizonin këtë. Në këtë kuptim është një reagim i drejtpërdrejt. E para, Zëri i Amerikës nuk të sulmon kot pa pasur fakte.

Ajo financohet nga Departamenti i Shtetit dhe ka një mision që janë vlerat e demokracisë. Kompleksi është që Rama e shikon që gjithë Rilindja e tij po fillon e shkatërrohet.

Ai doli përpara kandidatit për presidentit të SHBA-ve dhe tha se ky është turpi i civilizimit. Unë mendoj se Rama ka disa garanci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u ka shërbyer atyre dhe këta e tolerojnë, përfundoi Nesho.

Të fundit