Flash News

KRYESORE

Sulmi në banesën e Klodiana Lalës, Meta: Organet përkatëse të hetojnë ngjarjen, liria e medias kusht i pazëvendësueshëm

Sulmi në banesën e Klodiana Lalës, Meta: Organet

Pas ngjarjes së sulmit në shtëpinë e prindërve të gazetares investigative, Klodiana Lalës, ku në banesë ndodheshin familjarët e saj dhe dy vajzat e vogla, ka ardhur reagimi edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të presidencës, Meta është shprehur se inkurajon  organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese ngjarjen.

Presidenti gjithashtu ka shtuar se Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për drejtave të garantimin e të njeriut në një shoqëri demokratike.

Njoftimi i plotë:

Presidenti Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala.

Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për drejtave të garantimin e të njeriut në një shoqëri demokratike”, nënvizoi Presidenti Meta

Të fundit