Flash News

KRYESORE

Sulmi në Belgjik, njihuni me heroin shqiptar që shpëtoi qytetarët nga terroristi i ISIS

Sulmi në Belgjik, njihuni me heroin shqiptar që shpëtoi

Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në qytetin e Liezhit në Belgjikë, ku një person ka vrarë dy policë, dhe një kalimtar, derisa më pas është vrarë edhe agresori.

Dëshmitarë kanë qenë edhe dy shqiptarë të cilët kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, afër ngjarjes ku ndodhi ngjarja.

Njëri ndër ta është Feim Morina nga fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës. “Kam qenë në vendin e punës, së bashku me kolegun Muhamet Simnica. I kemi dëgjuar krismat dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes. I kemi parë dy policët e shtrirë në tokë”, tregon Morina për albinfo.ch.

Ai tregon si i ka ndihmuar kalimtarët. “Ngjarja ndodhi në bulevard, në atë kohë pati shumë trafik të rënduar. Së bashku me kolegun tim jemi munduar t’i orientojmë njerëzit, ndërsa sulmuesi po vazhdonte rrugën dhe policët nuk kishin ardhur ende”, shtoi tutje Morina.

Ata ndihmuan shumë persona. “Policia ka ardhur pas dhjetë minutash. Aty pranë ishte edhe një shkollë, ndaj i kemi marrë disa nëna dhe i kemi afruar te objekti ku punojmë”, deklaroi Feim Morina, përcjell albinfo.ch.

Ai rrezikoi edhe jetën së bashku me kolegun, vetëm për t’i ndihmuar kalimtarët. Morina më herët ka shërbyer në Policinë ushtarake në Dukagjin.

 

 

Të fundit