Flash News

KRYESORE

Sulmi në Rusi/ Katër viktimat ishin gra, agresori u ndihmua nga një bashkëpunëtore femër

Detaje të tjera janë zbuluar nga sulmi me armë që ndodhi para një ore në Dagestan të Rusisë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën katër të tjerë.

“Russia Today” raporton se të katër personat e qëlluar me armë nga agresori ishin gra të cilat po largoheshin nga kisha. Sipas një dëshmitari okular, ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara një kishe, ku njerëzit po festonin fundin e festivalit rus të Maslensita që shënon fillimin e Kreshmës për të krishterët ortodoks në Rusi. “Kishte shumë njerëz aty, nëna me fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar.

Unë besoj se Perëndia na shpëtoi duke mos lejuar që ky njeri të hyjë brenda kishës”, tha dëshmitarja, duke shtuar se agresori u vra nga policia ndërkohë që po përpiqej të largohej. “Russia Today” gjithashtu shkruan se personi që hapi zjarr kishte një bashkëpunëtore femër që iku përpara se të fillonin të shtënat.

Të fundit