Flash News

KRYESORE

Sulmi që i shkaktoi vdekjen 269 njerëzve në Siri, Rusia mohon përfshirjen: Akuzat janë të pabaza

Sulmi që i shkaktoi vdekjen 269 njerëzve në Siri, Rusia mohon

Kremlini përgënjeshtroi sot përfshirjen e Rusisë në bombardimet e Gutas Lindore, që kanë shkaktuar të paktën 269 të vdekur që prej së dielës në këtë enklavë rebele në Siria, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Këto janë akuza të pabaza”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ndërkohë që diplomacia amerikane ka akuzuar Rusinë si përgjegjëse për këto sulme.

“Ne nuk jemi dakord me këto akuza”, nënvizoi Peskov duke shtuar se bazat e tyre nuk janë të qarta.

Avionët e regjimit sirian kanë lëshuar bomba për ditën e katërt radhaz në bastionin rebel të Gutas Lindore.

“Që prej fillimit të dielën të një fushate të re ajrore kundër kësaj enklave ku janë strehuar që prej vitit 2013 rreth 400 000 banorë, 296 civilë, 71 prej të cilëve fëmijë dhe 42 gra kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve dhe 1 400 janë plagosur”, sipas OSDH.

Të fundit