Flash News

KRYESORE

Sulmi i qeverisë pas fjalimit në Kuvend, Agron Shehaj: Më bëri të reflektoj mbi përfshirjen në politikë

Sulmi i qeverisë pas fjalimit në Kuvend, Agron Shehaj: Më

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se sulmi i orkestruar nga qeveria pas fjalimit të parë në Kuvendin e Shqipërisë, e ka bërë të reflektojë mbi përfshirjen në politikë. Shehaj thekson se nuk tërhiqet nga ai fjalim dhe ato qëndrime, ndërsa për sulmet thotë se ia arritën ta bënin ‘viral’, ndërkohë që mesazhi i tij është përcjellë.

Reagimi:

Pas fjalimit tim në parlament, qeveria orkestroi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj meje, kudo: në tv, portale dhe rrjetet sociale. Nuk e mohoj që sulmi më bëri të reflektoj mbi përfshirjen në politikë. Ju falenderoj për komentet dhe mesazhet tuaja inkurajuese, ato kanë qenë me mijëra dhe nga e gjithë bota. Nuk jam tërhequr, dhe as kam ndërmend, nga ai fjalim dhe ato qëndrime. Sulmet nuk bënë gjë tjetër veçse ndihmuan që fjalimi im të bëhej viral dhe të përhapej në mënyrë të paimagjinueshme, siç tregon edhe shkrimi i Exit.al. Nëse nuk ia dola në 'aftësi retorike', mesazhi, vërtëtesia dhe sinqeriteti i atyre që thashë, mbeten!

Të fundit