Flash News

KRYESORE

Sulmi i Ramës, reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Kryeministri të mos e përsërisë

Sulmi i Ramës, reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Kryeministri

Pas deklarates së djeshme të tre organizatave shqiptare të medias, ka reaguar sot Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) me seli në Bruksel.

EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptare pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

EFJ thekson se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje edhe nëse ato nuk u pëlqejnë politikanëve, por kjo nuk ka pse kthehet në sulm ndaj tyre. Federata evropiane kërkon nga kryeministri Rama që të ndalë këtë sjellje të përsëritur.

"Federata Europiane e Gazetarëve" sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është nje arsye për t'i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptare, duhet të ndalet”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të fundit