Flash News

KRYESORE

Sulmi terrorist në Londër, policia arreston një 18 vjeçar të dyshuar

Sulmi terrorist në Londër, policia arreston një 18 vjeçar

Një 18 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për lidhje me sulmin terrorist të ndodhur ditën e djeshme në një stacion treni në Londër.

I riu është arrestuar në zonën e portit të Dover, këtë mëngjes, nga policia e Kent. Arrestimi i tij është bërë në bazë të nenit 41 për sulmet terroriste, ndërkohë që po mbahet në një stacion policor.

Drejtuesit e policisë janë shprehur se arrestimi është i rëndësishëm, por gjithsesi theksuan se niveli i rrezikut nga terrori vijon të jetë kritik.

30 persona mbetën të plagosur pas shpërthimi të një bombe brenda stacionit të trenit.

Të fundit