Flash News

KRYESORE

Sulmi terrorist në SHBA: Biznesmeni shqiptar flet nga Las Vegasi: Nuk ka asnjë shqiptar viktimë

Sulmi terrorist në SHBA: Biznesmeni shqiptar flet nga Las Vegasi: Nuk ka

Fatmir Frank Hamzaj është një biznesmen i dalluar dhe drejtuesi disavjeçar i komunitetit shqiptar në Las Vegas. Ai ka rrëfyer për INA-n se masakra ka qenë e tmerrshme pasi kanë humbur jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Sipas tij, fatmirësisht kanë shpëtuar 15 shqiptarë që ishin të punësuar në kazinonë “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojërave të fatit, dhe mirëmbajtës së kazinosë së famshme ‘Mandalay Bay Hotel’ në Las Vegas. Në ate moment që ndodhi ngjarja asnjëri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë pjesëmarrës në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili është një shesh përballë kazinosë ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësishtë, të gjithë pra të 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se janë

shëndosh e mirë”, tregoi Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave është 58 të vrarë, dhe të paktën më shumë se 500 u plagosën në sulmin me armë zjarri që ndodhi të dielën mbrëma jashtë oborrit në kazinoje në sheshin para rrugës 91-Str. në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada–SHBA.

Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili  ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste dhe a ka qenë vetëm apo i organizuar, thotē policia.

Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasje në masë, pra si një akt terrori. Autoritetet, thonë se po kërkojnë edhe partneren e tij me të cilën jetonte në shtëpi, 62-vjeçaren të quajtur Marilou Danley. Ajo është e gjatë rreth (125cm), peshon (50 kg) dhe ka pamje aziatike.

 

Të fundit