Flash News

KRYESORE

Sulmi terrorist në Sri Lanka, reagon ish-deputeti i PD: Nuk goditi vetëm të krishterët

Sulmi terrorist në Sri Lanka, reagon ish-deputeti i PD: Nuk goditi

Tritan Shehu nga radhët e Partisë Demokratike ka reaguar pas sulmit terrorist në Sri Lanka, ku numri i viktimave ka kaluar 150, e qindra të tjerë janë plagosur.

Në një status në rrjetet sociale, Shehu shkruan se sulmi në kuadër të kremtimeve të Pashkëve nuk goditi vetëm të krishterët, por mbarë njerëzimin.

Reagimi:

Te gjthe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.

Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.

Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.

Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e “sheqerosur”.

Të fundit