Flash News

KRYESORE

Sulmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, gurë drejt makinës në lëvizje

Sulmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, gurë drejt makinës

Drejtori gjerman i Tirana Internacional Airport, Costandin Von Alvensleben ka bërë një kallëzim në Policinë e kryeqytetit pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me gurë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën ”Dritan Hoxha” në Tiranë pasi Alvensleben ishte në makinë me shoferin e tij.

Kamerat e sigurisë filmuan agresorin, i cili ishte një i ri me kapuç në kokë dhe me bluzë sportive.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar dhe kapuar autorin.

Costandin Con Alvensleben është gjermani që prej 1 viti është drejtor i përgjithshëm i TIA teksa zëvendësoi Rolf Castro pas grabitjes së 9 prillit të 2019. Ai po ashtu është edhe kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri.

Të fundit