Flash News

KRYESORE

Sulmohet faqja e Policisë së Shtetit: Duhet të kishit arrestuar deputetët, nëse vazhdoni kështu…

Sulmohet faqja e Policisë së Shtetit: Duhet të kishit arrestuar

Faqja zyrtare Policisë së Shtetit është sulmuar nga grupi i hakerave shqiptarë, Anonymous Albania. Ky grup njofton se faqja është sulmuar “për shkak të korrupsionit në polici dhe shpërdorimit të detyrës”.

Grupi shprehet se policia duhet “të kishte arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe kanë kryer vrasje” dhe se ky veprim i tyre është vetëm fillimi i një aksioni të gjerë që do të zbulojë shumë të fshehta.

Anonymous Albania paralajmëron edhe për demë ekonomike, ndërsa kërcënohen mediat që sipas tyre kontrollohen nga qeveria.

"Ne jemi Anonymous Albania, ëebsite i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vënë re se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën. Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojmë t’ju shkatrrojmë juve, ky ishte vetëm fillimi. Ne nuk falim e as nuk harrojmë. Çdo gjë e fshehtë do dali në shesh, s’do ketë më të fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetëm një palajmërim, ne qoftë se vazhdoni akoma kështu do ketë pasoja të tjera si dëme ekonomike etj. Portalet, mediat janë të kontrrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen së shpejti”, thuhet në reagimin e Anonymous Albania.

Aktualisht, faqja e Policisë Shqiptare vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Të fundit