Flash News

KRYESORE

Sulmohet konsullata e Kosovës në Danimarkë, Pacolli: Dënojmë sulmet e huliganëve serbë

Sulmohet konsullata e Kosovës në Danimarkë, Pacolli:

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës.

Pacolli dënon veprimin që sipas tij cënon Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

Postimi i Pacollit:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës. E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Të fundit