Flash News

KRYESORE

Sulmohet nga ariu, babai i 5 fëmijëve në Kukës tregon si i shpëtoi vdekjes

Sulmohet nga ariu, babai i 5 fëmijëve në Kukës tregon si i

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së një dite më parë, rrëfen Fasli Karaxha 45-vjeçari nga Kukësi i cili ra pre e një sulmi nga një ari.

 Ariu e ka ndjekur nga pas, duke bërë që ai të ndeshet me të, ndonëse frika ka qenë e madhe dhe ai është plagosur në gjymtyrët e sipërme.

“Unë kam qenë në bjeshkën e fshatit, duke kullotur tufën time të bagëtive. Ne e dinim që arusha apo ariu mund të na bënte dëme në blegtori, por që të na ngacmonte edhe ne, jo. Në bjeshkën tonë bari është shumë i madh dhe kur e pashë në fillim mu duk e vogël, por kur mu afrua pas shpine u tremba shumë. Fatmirësisht isha me qenin e tufës së deleve dhe ai më ndihmoi shumë.

U ndeshëm, pasi e kapa nga veshët dhe e vura poshtë, por ishte shumë e madhe dhe falë ndërhyrjes së qenit mu largua. Më ka goditur në dorën e djathtë dhe kam pasur shumë gjakderdhje.

 Menjëherë kam njoftuar infermierin dhe kam përfunduar në spital. E them me bindje se, kafshët e egra janë shtuar, pasi edhe moratorium i gjuetisë ka ndikuar për shtimin e tyre. Kam përjetuar një frikë të paparë,” – është shprehur Fasliu. ( Channel One)

 

Të fundit