Flash News

KRYESORE

Sulmohet nga qentë pitbull, humb jetën vajza 1 vjeçare në Itali

Sulmohet nga qentë pitbull, humb jetën vajza 1 vjeçare në

Në Flero në krahinën e Brescia në Itali një vajzë rreth 2 vjeç, është sulmuar nga qentë pitbull që prindërit e saj mbanin në shtëpi.

Prindërit e vajzës, babai i së cilës ishte shqiptarë dhe nëna italiane, nuk ndodheshin në shtëpi momentin e ngjarjes, ajo ndodhej vetëm me gjyshin 68-vjeçar.

Vogëlushja kishte dalë në oborr për të luajtur dhe aty është sulmuar nga dy qentë pitbull duke gjetur vdekjen e menjëhershme.  Gjyshi i saj kishte tentuar te shpëtonte mbesën por pa sukses, qentë gjithashtu sulmuan edhe atë.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët të cilët e kanë pasur të pamundur të futen në shtëpi për shkak të qenve dhe janë detyruar t’i vrasin ata.

 Gjyshi i 1 vjeçares ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që prokuroria po heton  pozicionin e gjyshit për mungesë të kujdestarisë së fëmijës.

Të fundit