Flash News

KRYESORE

Sulmoi Agron Tufën, Luan Rama reagon ndaj kryeministrit: I kapur pas eshtrave të Mit’hat Frashërit po dëshmon dyfytyrësinë e qeverisë

Sulmoi Agron Tufën, Luan Rama reagon ndaj kryeministrit: I kapur pas

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi sulmoi Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që drejtohet nga Agron Tufa.

Gjatë një takimi me veteranët më 5 maj, Rama tha se nuk i beson historisë së shkruar nga fitimtarët dhe se objekti i këtij instituti nuk ka qenë para datës 29 nëntor 1944.

Luan Rama sot i përgjigjet kryeministrit, theksa i drejtohet: "hipokrizia e tufës së horrave të rilindjes që nuk e lidh asgjë me luftën nacionalçlirimtare me epopenë e partizanëve që e bënë Shqipërinë një shtet fitues në Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi:  

Pas qëndrimit të mbajti Rama në sallën e supës me disa qytetarë në 5 maj kur gjeti kohën për të dëshmuar se është në anën e luftës dhe jo Agron Tufës, në fakt s’ka të bëjë me Tufën, por hipokrizia e tufës së horrave të rilindjes që nuk e lidh asgjë me luftën nacionalçlirimtare me epopenë e partizanëve që e bënë Shqipërinë një shtet fitues në Luftës së Dytë Botërore.

Tufa po zbaton pikë për pikë i qëndrimit të artikuluar më herët nga Rama që me botimin e librit të tij të famshëm “Refleksione”, ku ai në mënyrën më antishqiptare e konsideron gjakun e 28 mijë dëshmorëve të rënë si gjakun e rremë në themelet e kolltukëve që nisi tërmetin.

Nëse ka një fajtor historisë së Shqipërisë ky është Edi Rama. Përpjekja e kujtdo që kërkon t'i bëjë gjyqin partizanëve që fituan luftën nacionalçlirimtare nuk është asgjë tjetër, por përpjekje perverse atyre që janë përfshirë në këtë perversitet. I kapur pas eshtrave të Mit'hat Frashërit kërkon të dëshmojë dyfytyrësinë e qeverisë së tij që s’ka asgjë të përbashkët me qëndrimin e pandryshuar që ka mbajtur PS ndaj luftës në themelet e së cilës qëndron gjaku i vajzave dhe djemve idealistë.

Të fundit