Flash News

KRYESORE

Sulmoi Agron Tufën, sociologu i përgjigjet Ramës: Përdore luftën për të postuar vëmendjen nga kriza politike

Sulmoi Agron Tufën, sociologu i përgjigjet Ramës: Përdore

Dje, kryeministri Edi Rama sulmoi drejtpërdrejtë Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e drejtuar nga Agron Tufa.

Gjatë një takimi me veteranët, Rama tha se nuk i beson historisë së shkruar nga fitimtarët dhe se objekt i këtij instituti nuk ka qenë përpara datës 29 nëntor 1944.

Aktivisti Ergys Mërtiri e ka komentuar këtë deklaratë të kryeministrit si një mënyrë për të spostuar vëmendjen nga kriza politike aktuale.

“Enver Hoxha dhe klika kriminale qe e rrethonte e perdoren Luften Nacional-Çlirimtare per te vrare shqiptare te pafajshem e patriote te mire te cilet i shikonin si pengese per te marre pushtetin. Bashkepunetoret e atij regjimi e perdorin sot luften per te legjitimuar trashegimine politike kriminale ku bejne pjese. Edi Rama, e perdori sot luften per te spostuar sadopak vemendjen nga kriza politike per shkak te degradimit ku e ka cuar kete shtet, duke kerkuar mobilizim te enveristeve, ne keto dite te veshtira per te.

Abuzuesit me te medhenj me luften jane, pike se pari, ata qe e perdorin.

Pretendimi se Instituti i zbardhjes se krimeve te komunizmit nuk paska te drejte te studioje krimet e para 44-s eshte nje argument idiot. Lufta nuk mbrohet me pengim te zbardhjes se te vertetave, ashtu si nderi i shpise nuk ruhet duke fsheh kurverite e ciftit.

Duke e mbrojtur kaq felliqesisht, jane pikerisht ata qe po e perdhosin luften, me keq se vete Enver Hoxha me Miladin Popovicin”, shkruan Mërtiri.

Çfarë tha Rama dje:

“Unë nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, por domosdoshmërisë që ta kapërcejmë atë histori duke mos rënë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit dhe mos lejuar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku kujtdo që mori armët dhe luftoi armët për të luftuar fashistët e nazistët.

Qëndrimi është shumë i qartë, çfarë ndodhi dhe si në pikëpamjet të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin e shkaktuar nga një i tillë institut.

Nuk e vlerësojmë si duhet luftën antifashiste, gjakun e dëshmorëve nëse i hyjmë në hak kujtdo që ka qenë në një pozicion ndryshëm dhe ka synuar çlirimin e vendit nga okupatorët e huaj. Vija është e qartë, kurrë s’do jemi si socialistë të mbyllim sytë para asnjë kolaboracionisti,por të vërtetat janë më komplekse kur vjen puna në figura të caktuar. Është mirë t’i ndajmë me sa mundemi”, u shpreh Rama.

Të fundit