Flash News

KRYESORE

Sulmoi Berishën/ Shehaj-Spiropalit: S’ke punuar asnjë ditë, të shkarkuan se tejkalove standardin e vjedhjes së PS!

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj sulmit të sotëm që kolegia e tij socialiste Elisa Spiropali bëri ndaj Sali Berishës.

Spiropali në ditëlindjen e FRESSH tha sot se “Saliu është matur me hijen e Skënderbeut dhe sot nuk e zë gjumi se hyri në politikë si Skëndërbeu i dytë dhe doli si Saliu i fundit, por s’e ka fajin Edi Rama. Le t’i japim përshëndetjen e fundit këtu…”.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj shkruan:

“#asnjeditpune. Deputetja më e afërt e Tahirit i ben moralin PD. Spiropali në krye të doganave vodhi aq shumë sa edhe për standardet e PS-se ishte e tepërt. U detyruan ta shkarkonin. Kjo është rinia e PS, te rinj ne moshë por të vjetër në vese”.

Të fundit