Flash News

KRYESORE

Sulmoi studentët, aktivisti kritika kryeministrit: Vetëm plakushi me jamamoto është i kulluar

Sulmoi studentët, aktivisti kritika kryeministrit: Vetëm plakushi me

Aktivisti Besjan Pesha ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër studentëve që protestuan sot përpara Ministrisë së Arsimit. Pesha sjell në vëmendje sulmet që Rama ka bërë ndaj ambientalistëve, artistëve dhe banorëve të ‘Unazës së Re’, Shkozës dhe Kukësit.

“Studentët janë xhorre, ambjentalistët janë sharlatanë, artistët janë mjeranë, banorët e Astirit janë shpellarë, ata të Shkozës talebanë, kuksianët janë vandalë...vetëm ai, plakushi me jamamoto që shtron rrugë me 18 deri në 25 mln euro km, që jep 450 mln euro për incineratorë që nuk ndizen kurrë, që jep 3 mld euro konçesione për një mandat e gjysëm te shokët e tij...vetëm ai është i kulluar. Ik mor...”, shkruan Pesha.

Me mijëra studentë protestuan sot përpara Ministrisë duke kërkuar uljen e tarifave në universitete, por kjo u refuzua nga ministrja Lindita Nikolla.

Protestave të studentëve të Tiranës e Elbasanit i bashkohen dhe ata të Durrësit. Përgjigje Ramës: Ne nuk jemi ngelësa!

Deklarata e Nikollës/ Studentët nuk tërhiqen, paralajmërim për ditën e nesërme

Të fundit