Flash News

E-TJERA

“Më sulmojnë se mbështes Trump dhe jam kundër Soros”, Basha ngre shqetësimin në median e njohur amerikane

“Më sulmojnë se mbështes Trump dhe jam kundër

Media e njohur amerikane, “Breitbart”, i ka kushtuar një artikull të gjatë vizitës që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi në SHBA.

Përveç raportimit për takimet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, në artikull vend të madh zë edhe implikimi i miliarderit George Soros në Shqipëri. Basha ka thënë për ‘Breitbart’ se “kryeministri Edi Rama është investimi më i madh i Soros në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin”.

Kreu i opozitës shqiptare thekson se shumë sulme ndaj tij, kryesisht në mediat e huaja, ndodhin për shkak të mbështetjes për presidentin Donald Trump dhe kundërshtisë ndaj implikimit të Soros.

“Kam qenë vazhdimisht nën sulmet e tij (Soros) dhe njerëzve të tij, gjithashtu edhe në mediat e huaja vetëm sepse jam mbështetës i Trump”, ka deklaruar Basha.

Në artikullin e Breitbart citohet edhe letra që gjashtë senatorë i nisën Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin shqetësues të Soros në Shqipëri.

Të fundit