Flash News

KRYESORE

Sulmuan dhe goditën autobusin e City-t, Liverpool mund të dënohet nga UEFA

Sulmuan dhe goditën autobusin e City-t, Liverpool mund të dënohet

Trazirat e shkaktuara nga tifozët përpara sfidës me Manchester City-n, mund t'i kushtojë shtrejtë Liverpool-it, pasi mund të dënohet nga UEFA.

Sipas "Sky Sports" procedurat disiplinore nga qeveria evropiane e futbollit tashmë janë hapur.

Klubi nga Merseyside është akuzuar për katër shkelje të veçanta të nenit 16 të rregullave disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e tifozëve, të cilët kanë bërë dëmtime, shqetësim të turmës, hedhjen e objekteve si dhe për fishekzjarret.

Nga ana tjetër klubi i Liverpool, kërkoi ndjesë publikisht për incidentin nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Të fundit