Flash News

KRYESORE

Sulmuan qeverinë për zgjedhjet në Universitet, Shahini i përgjigjet PD: Sajojnë kauza të paqena

Sulmuan qeverinë për zgjedhjet në Universitet, Shahini i

Ministrja e Arsimit ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, dhe i përgjigjet reagimit të opozitës.

Shahini ka thënë se vendimi për shtyrjen e votimeve u mor pas propozimeve të vetë studentëve, i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në një shënim në Facebook, Shahini i konsideron absurde deklaratat e PD-së për beteja opozitare dhe thekson se në vend të sajimit të kauzave të paqena PD duehet të përcjellë propozime reale për arsimin.

Deklarata e Shahinit

Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim.

Të fundit