Flash News

KRYESORE

Sulmuesi i Laçit fiton "Këpucën e Artë": Çmimin ia dedikoj vëllait. Jam i lumtur që luaj në Shqipëri

Sulmuesi i Laçit fiton "Këpucën e Artë":

Kyrian Chinazorm Nwabueze është shpallur fituesi i "Këpucës së Artë’’ të Superligës, për këtë sezon.

Sulmuesi i Laçit arriti të shënonte 24 gola, teksa kaloi me sukses sezonin e parë tek klubi bardhezi.

Në një prononcim për mediat, Nwabueze u shpreh se këtë vlerësim ia dedikon  familjes dhe vëllait të tij që nuk jeton më.

Më tej futbollisti u shpreh se ndihet mirë në Shqipëri, teksa shton se është rehat kur luan në Superligën shqiptare.

Ai gjithashtu tha se "Këpuca e Artë" është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të. Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë. Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, tha sulmuesi i Laçit.

Të fundit