Flash News

KRYESORE

Sulmuesi i Liverpool fiton çmimin “Lojtari i Sezonit” në Premierligë

Sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Mohamed Salah është vlerësuar për edicionin 2017-2018në Premierligë me çmimin e rëndësishëm  si “Lojtari i Sezonit”.

Lojtari 25-vjeçar me origjinë egjiptiane ka shënuar 31 gola në 37 ndeshje në sezonin e tij të parë për Liverpoolin pas transferimit nga Roma verën që lamë pas.

Salah ka fituar edhe dy çmime tjera në Premierligë këtë sezon, atë për Lojtarin e Vitit të PFA-së dhe Lojtari i Vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.

Të fundit