Flash News

KRYESORE

Sulmuesi i Teutës tregon tmerrin e tërmetit, shtëpia iu shemb para syve

Sulmuesi i Teutës tregon tmerrin e tërmetit, shtëpia iu shemb

Sulmuesi i Teutës, Darko Nikac, ka folur në lidhje me tmerrin e përjetuar pas tërmetit të rënë në Durrës. Sulmuesit malazez iu shemb shtëpia para syve në momentin që ndodhej së bashku me gruan dhe fëmijën e tij. Lojtari ka folur për gazetën malazeze "Dvevne" duke treguar përjetimet e tij.

“Tërmeti i parë u ndje rreth orës dy pas mesnate, por nuk ishte i tmerrshëm. Kështu që u ktheva për të fjetur. Ai i orës katër u ndje shumë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte në fillim. Ishte një katastrofë. Je i tronditur dhe sheh gjëra që bien, ndërkohë që ke gruan dhe fëmijën pranë. Mund të thuash që je në një situatë të pashpresë”.

“Në ato momente humbet besimin dhe je pafuqishëm. Të gjithë vraponin, pa marrë parasysh asgjë. Nuk kishte as energji elektrike. Ju nuk dini çfarë t’u thoni njerëzve, thjesht prisni. Sinqerisht, ua them që jam akoma i shokuar. Po të kisha qenë vetëm, do të ishte më e lehtë. Por me një grua dhe një fëmijë të vogël pranë, nuk mund të kujdesesh dot. U nisa direkt për Podgorice. I mora leje klubit, askush nuk mendon më për futboll, ndeshjet janë shtyrë", - tha ai ndër të tjera.

Të fundit