Flash News

KRYESORE

Sulmuesi Kasano përgatit rikthimin në futboll: Jam në bisedime me këto pesë ekipe

Sulmuesi Kasano përgatit rikthimin në futboll: Jam në bisedime me

Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Antonio Kasano do të kthehet pas tërheqjes për disa muaj që pati nga futbolli aktiv.

Mediat italiane raportojne se 36-vjeçari është në bisedime me disa skuadra, ndërsa destinacioni më i mundshëm është Parma, që është kthyer në elitën e futbollit italian pas tre viteve.

“Jam i përgatitur dhe i gatshëm për tu rikthyer. Tashmë jam në bisedime me shumë ekipe, pasi kam marrë oferta nga Bologna, Sasuolo, Parma, Torino e Cagliari”, ka thënë Cassano, i cili ka edhe 39 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.

Kasano gjatë karrierës ka luajtur me Barin, Romën, Realin e Madridit, Sampdorian, Milanin, Interin, Parmën dhe Veronën.

Të fundit