Flash News

KRYESORE

Sulmuesi kritikon City-n: Nuk më besuan kurrë!

Sulmuesi kritikon City-n: Nuk më besuan kurrë!

Sulmuesi dhe kapiteni i Romës, Edin Dzeko, ka folur për kohën kur ishte pjesë e Manchester City-t. Boshnjaku nuk ishte titullar atje dhe më pas u largua, pasi nuk ndjente mbështetje dhe besimin e duhur.

“Te Manchester City, gjithmonë kishte katër sulmues të shkëlqyer. Dy luanin, dy jo. Fatkeqësisht, unë nuk luaja gjatë gjithë kohës. Prandaj, nuk isha i lumtur dhe kërkoja largimin. Kur kisha mundësinë të luaja, isha partner me Sergio Agueron.

"Ne kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin, por rrallëherë na jepej mundësia të luanim nga minuta e parë. Kur Roma më kërkoi, e dija se ishte lëvizja e duhur për karrierën time”, përfundoi Dzeko.

Të fundit