Flash News

KRYESORE

“Sundim autokratik i Vuçiç”, protestuesit në Beograd futen në ndërtesën e televizionit shtetëror

“Sundim autokratik i Vuçiç”, protestuesit në

Protestuesit në Beograd të cilët janë shprehur se  janë kundër sundimint autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë, të shtunën në mbrëmje.

Policia u fut në ndërtesë dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar. Disa nga drejtuesit e protestave thanë më herë se nuk do të largohen derisa nuk u jepet hapësirë në lajmet qendrore të së shtunës.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë.

Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër presidentit serb, teksa protestuesit po kërkojnë dorëheqjen tij, zgjedhje dhe media të lira dhe më shumë demokraci.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve, akuza të cilat kundërshtohen  nga Vuçiç.

Të fundit