Flash News

KRYESORE

Sundimi i Egjeut, ministri turk i Mbrojtjes: Do marrim çdo masë ndaj kërcënimeve

Sundimi i Egjeut, ministri turk i Mbrojtjes: Do marrim çdo masë ndaj

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha se do të ishte e dobishme që Greqia të largojë nga shqetësimet e saj të politikës së brendshme marrëdhëniet me Turqinë.

Duke folur në panelin editorial të Anadolu Agency (AA), ministri Akar mes tjerash bëri komente edhe në lidhje marrëdhëniet e vendit të tij me Greqinë.

Lidhur me diskutimet për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në detin Egje, Akar tha se do të marrin masat e nevojshme në rast se merret ndonjë vendim në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e Turqisë.

"Në rast se marrin ndonjë vendim në kundërshtim me marrëveshjet, të drejtën ndërkombëtare, me marrëdhëniet e mira fqinjësore, është e hapur dhe e qartë se çka do të bëjmë kundër kësaj. Qëndrimi ynë është i qartë. Kemi çdo lloj mase. Dëshiroj që gjithkush ta dijë se nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë fakt të përfunduar në lidhje me këtë çështje", u shpreh Akar.

Ai tha se dëshirojnë të mos dhunohen të drejtat e njëri-tjetrit, të respektohen marrëveshjet dhe të sundojë arsyeja e shëndoshë mes dy vendeve.

"Nuk është e mundur që asnjë projekt të jetë i suksesshëm në këtë rajon në të cilën nuk marrin pjesë Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore", tha ai.

Minitri turk i mbrojtjes gjithashtu duke folur për ngacminin e anijes turke në lindje të Detit Mesdhe, tha se anijet luftarake të tyre në rajon janë duke siguruar mbrojtjen e duhur dhe se nuk do të lejojnë një ngacmim të ri.

"Ne vazhdojmë përpjekjet tona që ushtria jonë, forcat e armatosura të jenë fillimisht parandalues. Jemi për zgjidhjen e çështjes me anë të bisedimeve, metodave të paqes, pa u shndërruar në një konflikt të nxehtë", tha më tej Akar.

Komentet e ministrit Akar vijnë një ditë pasi Turqia thirri ambasadorin grek në Ankara, Petros Mavroidi, në ministrinë e jashtme turke.

Ky hap erdhi pas deklaratave të fundit të Nikos Kotzias, i cili së fundmi dha dorëheqjen si ministër i jashtëm grek. Kotzias ka thënë se Greqia është e gatshme të zgjerojë ujërat territoriale nga gjashtë deri në 12 milje.

Të fundit