Flash News

KRYESORE

Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirësohet me 4 vende por pa fituar asnjë pikë më shumë; korrupsoni në qeveri problemi më i madh

Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirësohet me 4 vende por pa fituar

Shqipëria është përmirësuar me katër vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për 2017-2018, por më shumë se meritë e vendit tonë, ky përmirësimi ka ardhur si pasojë e dështimeve të vendeve të tjera. Shqipëria ndodhet në vend të 68 nga 113 vende të marra në shqyrtim, megjithatë nuk ka fituar asnjë pikë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, ne kemi lënë pas vetes vetëm Serbinë, ndërsa Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina ndodhet 10 pozicione më lartë.

Nga tetë faktorë që ka marrë në konsidertatë ky projekt, Shqipëria paraqitet më keq në korrupsionin brenda qeverisë, e renditur në vend të 94 nga 113 të tilla.  Pozicionin më të mirë e ka arritur te respektimi i të drejtave themelore.

Indeksi

Kufizimi i fuqisë së Qeverisë – 70/113

Korrupsioni në Qeveri - 94/113

Qeveri e hapur - 87/113

Të drejtat themelore - 41/113

Rendi dhe Siguria - 43/113

Zbatimi i Rregulloreve - 91/113

Drejtësia Civile - 87/113

Drejtësia penale  - 57/113

Të fundit