Flash News

KRYESORE

Super-aksioni zbut tensionet mes Prokurorisë dhe Policisë, Hadarmataj dhe Veliu shfaqen krah njëri-tjetrit

Super-aksioni zbut tensionet mes Prokurorisë dhe Policisë, Hadarmataj

Marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe Policisë kanë qenë të ftohta së fundmi. Tensionet e larta mes tyre dolën në pah dhe gjatë hetimeve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i dyshuar për përfshirjen në çështet e drogës.

Mirëpo, siç duket tensionet mes dy institucioneve janë zbutur. Ditën e sotme, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u shfaqën krah njëri-tjetrit. Në një deklaratë për median, Veliu dha detaje për aksionin në portin e Durrësit ku u kapën 613 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia. Veliu dha emrat e të arrestuarve, ndërsa Krimet e Rënda hedhin dyshime për përfshirjen e politikanëve në rrjetin kriminal.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes institucineve ishin të acaruara kur në krye të policisë ishte Haki Çako, ndërsa në Minstrinë e Brendshme Saimir Tahiri. Por tashmë me drejtimin e Ardi Veliut dhe Fatmir Xhafaj, bashkëpunimi mes institucineve siç duket po forcohet, ndërsa jemi akoma në pritje të kapjes së “peshqve të mëdhenj”./Politiko.al/ 

Të fundit