Flash News

KRYESORE

Super-goli i Januzajt dëmton Belgjikën, parashikohet kalendar i vështirë për skuadrën

Super-goli i Januzajt dëmton Belgjikën, parashikohet kalendar i

Mesfushori me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj ishte protagonisti i mbrëmjes, pasi jo vetëm që shënoi një super-gol ndaj Anglisë por bëri edhe një paraqitje shumë të mirë.

Megjithatë, ky gol dhe kjo fitore pritet t’u kushtojë rëndë belgëve, që e kanë parë veten të ngjiten në vendin e parë në klasifikimin e grupit dhe të kalojnë në krahun e “vështirë” të skemës që të çon drejt finales së Botërorit.

Fituesi i vërtetë i kësaj ndeshje, faktikisht mund të quhet se është vetë humbësi, pasi kryesuesi i këtij grupi duhet të shkojë në “ferr”, duke pasur si kundërshtarë të mundshëm Brazilin, Argjentinën, Portugalinë dhe Francën.

Prandaj, vendi i dytë i marrë nga Anglia, mund të konsiderohet si një triumf më vete.

Tani fillon Botërori i ‘vërtetë’, këto janë ndeshjet e fazës së 1/8

Të fundit