Flash News

KRYESORE

Super-kulla e arabëve në Tiranë, ambasadori shqiptar takon presidentin e ‘Al Habtoor’ për të organizuar vizitën në Shqipëri

Super-kulla e arabëve në Tiranë, ambasadori shqiptar takon

Presidenti i Grupit Al Habtoor, Khalaf Ahmed Al Habtoor ka pritur ambasadorin shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha.

Sipas njoftimit të MPJ-së, Presidenti Al Habtoor ka shprehur  interesin për të investuar në Shqipëri në zgjatimin e Bulevardit të Tiranës.

Grupi Al Habtoor së shpejti do të jetë në Tiranë për të parë nga afër terrenin ku do të bëhet investimi.

Në prill të këtij viti parlamenti kaloi me procedure të përshpejtuar një projektligj që synon negocimin e një marrëveshje, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Al Habtoor Investment LLC” nga Dubai, për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike”, në Tiranë. Investimi, me një vlerë prej 250 milionë dollarësh parashikonte ndërtimin e këtij objekti në zgjatim të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Super-kulla do të jetë e gjatë 350 metra dhe do të kushtojë 250 milionë dollarë. LSI e kundërshtoi fillimisht këtë projekt, pasi firmës ndërtuese do t’i falen për 15 vite taksat  dhe 25 mijë metra katrorë truall në fund të bulevardit të ri. Megjithatë, LSI ra në heshtje sapo Ministrisë së Transportit, e drejtuar prej saj, iu dhanë edhe 35 milionë euro për ndërtimin e vetëm 4 km në rrugën Tiranë-Elbasan.

Të fundit