Flash News

KRYESORE

Super Kupa e Europës në Arenën Kombëtare? UEFA shuan shpresat e Shqipërisë

Super Kupa e Europës në Arenën Kombëtare? UEFA shuan

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodor Theodoridis, i shoqëruar nga Drejtori i Federatave Kombëtare, Zoran Lakoviç. Theodoridis, që është edhe krahu i djathtë dhe njeriu më i ngushtë i Aleksandër Ceferin, kreut të UEFA-s, ka mbetur i kënaqur nga punimet në stadiumin "Arena Kombëtare", megjitharë ai nuk dha asnjë shpresë se Shqipëria mund të jetë organizatorja e Super Kupës së Europës në vitet e ardhshmë.

"Stadiumi është tepër i bukur! Ju përgëzoj, por nuk duhet të fiksoheni me Superkupën e Europës, pasi ka të tjera evente që mund të zhvillohen këtu, kur të jetë gati. Ky stadium do të japë edhe më shumë shkëlqim dhe do të jetë një spot i futbollit tuaj".

Në anën tjetër, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u ndal edhe te investimet që do të bëhen në vijim, duke parë primar si stadiumin e ri të Kukësit. Pikërisht për këtë arsye, ditën e mërkurë, në mbrëmjen Gala të FSHF-së, ka pasur edhe takim me presidentin e Kukësit, Safet Gjici. "Projekti i Kukësit ka prioritet. Më pas, do të kemi edhe projekte të tjera".

Të fundit