Flash News

KRYESORE

‘Super-qeveria’ e Zoran Zaev, shqiptarët marrin shumë ministri… të parëndësishme

‘Super-qeveria’ e Zoran Zaev, shqiptarët marrin shumë

LSDM, BDI dhe Aleanca kanë bërë publike emrat e kandidatëve që do të propozohen për ministra në qeverinë e re që do drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.

Me arritjen e marrëveshjes se partive shqiptare me Zaev u tha se ky komunitet përveç kreut të Kuvendit, do të drejtonte gjithashtu ministri të rëndësishme në Maqedoni.

Por e vërteta rezultoi të jetë ndryshe. Shqiptarët kanë marrë një numër të konsiderueshëm ministrish dhe zv/kryeministra, por asnjë prej tyre nuk është i një rëndësie të madhe në avancimin e rolit të shqiptarëve si komunitet shtet-formues.

Në super-qeverinë që do të përbëhet nga dy zv/kryeministra dhe 23 ministra, shqiptarët do të drejtojnë tetë prej tyre.

Të dy zv/kryeministrat do jenë shqiptarë, si dhe ministritë e Ambientit, Ekonomisë, Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal do drejtohen nga BDI dhe Aleanca, ndërsa një ministër do të jetë pa portofol.

Fillimisht u tha se shqiptarët mund të merrnin drejtimin e ministrive të rëndësishme si ajo e Brendshme apo e Arsimit, por mesa duket Zaev nuk ka pranuar.

Diçka tjetër që bie në sy është numri i lartë i ministrave pa portofol që do të jenë në qeveri, plot 8 të tillë.

Ministrat e rinj të Maqedonisë:

  1. Oliver Spasovski, ministër i brendshëm
  2. Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes
  3. Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm
  4. Dragan Tevdovski, ministër i financave
  5. Renata Deskoska, ministre e arsimit
  6. Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje
  7. Ljupço Nikollovski, ministër i bujqësisë
  8. Milla Carovska, ministre për punë dhe politikë sociale
  9. Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike
  10. Robert Allagjozovski, ministër i kulturës
  11. Koço Angjushev, minister pa portofol
  12. Edmond Ademi, ministër pa portofol
  13. Robert Popovski, ministër pa portofol
  14. Samka Ibrahimovski, ministër pa portofol
  15. Zoran Shapuriq, ministër pa portofol
  16. Zorica Apostolovska, ministre pa portofol
  17. Adnan Qahil, ministër pa portofol

Ministrat shqiptarë

  1. Hazbi Lika, zv/kryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve;
  2. Bujar Osmani, zv/kryeministër për Cështje Evropiane;
  3. Sadulla Duraku, ministër i Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor;
  4. Ramiz Merko, ministër pa portofol;
  5. Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë;
  6. Bylent Salihu, ministër i Drejtësisë
  7. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
  8. Zuhejl Fazliu, minister i Pushtetit Lokal

Të fundit