Flash News

KRYESORE

Superliga me probleme, 7 klube nuk luajnë dot në ndeshje europiane

Superliga me probleme, 7 klube nuk luajnë dot në ndeshje europiane

Kategoria Superiore është një kampionat plot skandale dhe probleme, të cilat duket se nuk do të rregullohen kurrë. Vetë FSHF-ja ka pranuar se deri tani vetëm klubet e Kukësit, Laçit dhe Partizanit kanë dokumentacion të rregullt, pra pa probleme financiare dhe borxhe të akumuluara ndër vite.

Pjesa tjetër është një mishmash i vërtetë. Data 31 mars është afati për mbylljen e plotë të dokumentacionit, por deri tani vetëm 3 klubet e lartpërmendura janë në rregull. Të tjerat nuk luajnë dot në ndeshje europiane, sepse UEFA ka rregulla.

Disa klube kanë çështje të hapura me tatimet dhe madje me shifra të konsiderueshme, sidomos Tirana. Ka ende ish-futbollistë bardheblu, të cilët kanë fituar gjyqet dhe që presin likuidimin.

Presim nëse presidentët e 7 klubeve të tjera, sidomos Flamurtari dhe Luftëtari, do të rregullojnë problemet që kanë aktualisht, gjë që reflektohet edhe me pozitën e tyre në tabelën e renditjes.

Të fundit