Flash News

KRYESORE

Superliga: Partizani dhe Tirana nuk fitojnë dot, feston Skënderbeu

Superliga: Partizani dhe Tirana nuk fitojnë dot, feston Skënderbeu

Kampionati shqiptar këtë të shtunë pati plot gola, por vetëm një skuadër fituese. Në tri ndeshje, vetëm Skënderbeu gjeti fitoren.

Partizani dhe Teuta luajtën të dyja për fitore duke synuar një pozicion sa më të lartë në renditje, por ndeshjen e mbyllën në barazim 1-1. "Demat e kuq" nuk u treguan aq efikasë sa duhet për të fituar takimin, ndërsa durrsakët morën një pikë të rëndësishme. Golat u shënuan respektivisht nga Avdyli dhe Trashi.

Skënderbeu mori një fitore dramatike in-extremis kundër Luftëtarit, me rezultatin 2-0. Të dy golat u shënuan në sekondat e fundit të takimit. Fillimisht ishte Dita ai i cili i dha avantazhin skuadrës bardhekuqe në minutën e 93’, teksa menjëherë pas këtij goli ishte radha e Mujës (94’).

Ndërkohë, në ndeshjen Flamurtari-Tirana nuk pati fitues, pavarësisht rasteve të shumta të bardhebluve, të cilët edhe mund të kishin fituar. Hasani e gjeti dy herë rrjetën për Tiranën (4’, 38’), ndërsa goli i parë për Flamurtarin ishte një autogol nga Ngoo (13’). Hoxhaj ishte ai i cili barazoi rezultatin duke shënuar në minutën e 90+2’.

Të fundit