All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Superliga/ Tirana vijon e pandalshme rrugën e saj drejt titullit, Kukësi dërgon Partizanin në play-out; Bie zyrtarisht Flamurtari

Superliga/ Tirana vijon e pandalshme rrugën e saj drejt titullit,
All - Paragraf - 1

Tirana e pandalshme vijon me hapa të sigurta drejt titullit kampion. Bardheblut kanë marrë një fitore të lehtë 5-0 në transfertë kundrejt Luftëtarit. Kjo fitore i jep asaj një avantazh më të madh, duke rritur në këtë mënyrë diferencën në pikë në kryesim, ndërsa mbeten vetëm 8 javë nga fundi i sezonit.

All - Paragraf - 3

Nuk ishte histori sfida në Gjirokastër, ku miqtë morën avantazhin në këtë takim me tre gola që në pjesën e parë, teksaVangjeli, Kobinah dhe Hasani gjetën rrugën e rrjetës, por zhgënjen Ngo me humbjen e një 11-metërshi.

Gjithsesi, me rikthimin në fushë të Egbo, plotësuan goeladën me Bathën nga pika e penalltisë dhe Dunga. Me këtë fitore, Tirana ruan diferencën me Kukësin, që mundi në kryeqytet 3-1 Partizanin, duke zhytur në krizë kampionët në fuqi. Në limitet e pjesës së parë, Abazaj kaloi miqtë në epërsi, ndërsa pas pushimit autogoli i Boldor ia vështirësoi punën të kuqve. Shanset e të zotëve të shtëpisë për të evituar humbjen u shuan nga Ethemi që thelloi në 3-0 avantazhin e Kukësit.

Vetëm për statistika vlen goli i Solomon, teksa nga kampion, tashmë Partizani e sheh veten në zonën e play-out. Vazhdon serinë pozitive Skënderbeu, që me fitoren 1-0 në fushën e Flamurtarit, ngjitet në vendin e tretë, ndërsa firmos zyrtarisht rënien e vlonjatëve në Kategorinë e Parë.

Në garë për Europën qëndron edhe Laçi, pas suksesit 5-2 kundër Vllaznisë, ndërsa Bylis i dha një goditje të rendë Teutës, duke fituar 1-0 me një gol në limitet e kohës së rregullt.

Të fundit