Flash News

KRYESORE

Surpriza “1 milion dollarëshe”, opozita paralajmëron se do të publikohet së shpejti

Surpriza “1 milion dollarëshe”, opozita paralajmëron se do

Opozita ka dalë nga Parlamenti, ndërkohë që për aksionin e saj politik po tregohet shumë hermetike. Gjithsesi, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka paralajmëruar në ‘Ora News’ publikimin e ‘surprizave’.

“Do të keni surpriza të tipit pyetje që vlejnë "1 milion dollarë", tha ai.

Gjata nuk dha detaje, por pritet që zhvillime të ketë gjatë seancës së radhës parlamentare, ditën e enjte.

Për Gjatën, djegia e mandateve nga opozita bëri ndryshimin mes saj dhe mazhorancës.

“Më nuk jemi njësoj, nuk bën vaki. Pas 16 shkurtit u dorëzuan mandatet. Pati dhe tre protesta të tjera dhe erdhëm te protesta e djeshme. Në mënyrë simbolike u rrethua dhe kryeministria dhe parlamenti, ishte simbolika që këto dy institucione kanë rënë. Erdhi një dhunë nga policia me gaz lotsjellës, nuk ishte  e nevojshme. Nuk mund të vazhdohet më me këtë regjim. Protesta e 16 marsit ishte shumë më e madhe se 16 shkurtit”, tha Çlirim Gjata.

Të fundit