Flash News

KRYESORE

Surpriza e Arbana Osmanit për "West Side Family" publikohet ende pa ndodhur, para 400 mijë vetave

Arbana Osmani po përgatitet për emisionin e saj "Dua të të bëj të lumtur" i cili do të nisë në sezonin e dytë televiziv. Një nga surprizat që do të zhvillohet do të jetë për grupin "west Side Family" dhe kjo është bërë me dije nga vetë moderatorja.

Mirëpo, kjo gjë supozohej të mbahej e fshehtë e jo të publikohet në profilin e saj me 377 mijë ndjekës dhe qindra mijë të tjerë që mund ta shohin dhe pa e ndjekur, se ndryshe nuk do të quhej surprizë.

"Nëse edhe fëmija juaj e këndon këtë këngë pa pushim si ky bukuroshi këtu, na shkruani se po përgatisim një surprizë të bukur për fansat e West Side Family,"- shkruan Arbana në postimin në Instastory.

Të fundit