Flash News

KRYESORE

Surpriza e Lulzim Bashës, fut Jozefina Topallin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Surpriza e Lulzim Bashës, fut Jozefina Topallin në Këshillin

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish-kryetarët e Kuvendit, përveç ish presidenteve, ish kryeministrave dhe ish kryetarve të PD-së.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.

Kjo i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike, siç është Këshilli Kombëtar.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë një ndër kritiket më të mëdha të Bashës, por me këtë vendim duket se ai i ka lënë mënjanë divergjencat me të duke u dhënë prioritet interesave të Partisë Demokratike.

Të fundit