Flash News

KRYESORE

Surpriza për Nora Istrefin, i këndon mamaja për herë të parë 17 vite pasi humbi jetën bashkëshorti

Nora Istrefi ka qenë  ftuar mbrëmë e ftuar në "Dua të të bëj të lumtur" për të surprizuar gjyshen heroinë që ka ndihmuar vajzën e saj në rritjen e fëmijëve. Një histori shumë e dhimbshme që ndikoi shumë në emocionet dhe ndjesitë e publikut.

Por, Nora Istrefi jo vetëm që surprizoi por edhe u surprizua. Këngëtarja ka qarë shumë edhe kur surprizoi edhe kur u surprizua. Një ndër më të bukurat ishte ajo e mamasë së saj, këngëtarja e njohur Suzana Tahirsylaj. Mamaja e Norës, kishte 17-vite që nuk këndonte, që nga humbja e bashkëshortit, babait të Norës, Erës dhe Nitës.

As në raste festash.

Për herë të parë, pas 17 vitesh, zonja Suzana këndoi vetëm për Norën, vajzën të cilën e ka sjellë në jetë kur ishte vetëm 19-vjeçe dhe është rritur praktikisht me të bijën. Kjo ka shkaktuar shumë emocione tek Nora e cila edhe është përlotur.

Të fundit