Flash News

KRYESORE

Surprizë në komisionin parlamentar, cili është deputeti i Ramës që festoi ditëlindjen në një ditë me Sali Berishën

Ditën e djeshme, më 15 tetor ish-kryeministri Sali Berisha festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 74 vjeç. Por, ai nuk ishte i vetmi person publik, pjesë e politikës shqiptare që festoi dje ditëlindjen.

Në të njëjtën ditë ka lindur edhe një deputet i Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për deputetin Ervin Bushati, i cili dje mbushi 43 vjeç.

Ai është surprizuar nga kolegët e tij deputetë në Komisionin për Politikën e Jashtme, të cilët i kanë uruar ditëlindjen me një tortë.

Po ashtu, përmes fotove që ka publikuar vetë deputeti, duket se festa ka vijuar edhe përtej komisionit. Siç duket, Bushati ka festuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe familjen e tij.

Të fundit