Flash News

KRYESORE

“Surprizë për Bashën”, Paloka i përgjigjet Ballës: Derrkuc, pse po e mban kaq gjatë të fshehur?

“Surprizë për Bashën”, Paloka i përgjigjet

Deputeti i PD, Edi Paloka i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, deputet i PS, i cili deklaroi sot se ka një ‘surprizë’ për kryedemokratin Lulzlim Basha, për lidhjet e tij me pronarët e 3.4 milionë eurove të gjetura brenda një ‘Toyota Yaris’.

Paloka pyet përse nuk zgërdhihet më Balla, siç edhe veproi kur Basha foli për herë të parë në Kuvend për milionat në makinë. Përgjigja sipas Palokës është se deputeti i PS e di që ka ngecur në baltë.

Paloka pyet gjithashtu Ballën edhe për arsyet se përse nuk i denoncon që sot në Prokurori lidhjet e Bashës me këta persona dhe pse po e mban të fshehur surprizën për të cilën foli.

Reagimi i Edi Palokës:

Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota???

Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.

Të fundit