Flash News

KRYESORE

Surprizë për ditëlindje, makinë dhe dhurata të shtrenjta. Si e kaloi 30-vjetorin Ermal Fejzullahu

Megjithëse shumë mund të jeni habitur por mbrëmë Ermal Fejzullahu ka mbushur 30-vjeç. Ai është ngjitur në skenë që në moshën 6-vjeçare dhe është martuar me Arianen vetëm kur ishte 20-vjeç. Me bashkëshorten e tij ka tre fëmijë dhe është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në trevat shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, familjarët dhe miqtë e tij më të mirë kanë organizuar një festë surprizë për Ermalin. Mbrëmja u kthye në një festë madhështore ku të gjithë përfunduan duke kënduar e duke u dëfryer. Ermali ishte ai që e shijoi më shumë, i cili në fund farë i këndoi vetës këngën e ditëlindjes. Po ashtu, ajo që ra në sy në këtë mbrëmje ishin dhe ish- e dashura e Ledrit, Dafina Zeqiri dhe e dashura e tij aktuale. Po dhurata? Dhuratat ishin të atij niveli që do i shkonin për shtat çdo artisti dhe shoku që ishte në mbrëmje. Duke pozuar para një makine të shtrenjtë, Ermali ka zbuluar dhuratat në bagazhin e makinës, ku shihet se janë marka të ndryshme të shtrenjta.

Last Night BirthdayBoy...30🍾

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Të fundit