Flash News

KRYESORE

Surprizon Eduard Selami, mbështet listën e PD dhe u dërgon mesazh kolegëve të përjashtuar: Koha për fushatë jo për analiza

Surprizon Eduard Selami, mbështet listën e PD dhe u dërgon mesazh

Ndonëse nuk u përfshi në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, deputeti Eduard Selami ka dhënë mbështetje maksimale për kandidatët.

Pas daljes publike të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, të cilët kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar, Selami me anë të një reagimi të shkurtër thekson se është koha për fushatë dhe jo për analiza.

“Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese”, shprehet deputeti demokrat.

Selami ka qenë një ndër zërat më kritik ndaj Bashës, por në një situatë të tillë ai ka preferuar të mbështesë interesin e partisë përpara atij personal.

Foto/ Grupi anti-Basha del në ‘terren’, ç'po planifikojnë Topalli, Bregu, Patozi dhe Imami

Të fundit