Flash News

KRYESORE

Surprizon Mesila Doda: Berisha dhe Ruçi, shembulli se jemi një popull me probleme

Surprizon Mesila Doda: Berisha dhe Ruçi, shembulli se jemi një

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka surprizuar me deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show’, kur tha se fakti që mbas 27 vitesh kemi ende figura kryesore Sali Berishën dhe Gramoz Ruçin, tregon se jemi një popull me probleme në prodhimin e historisë.

“Mbas 27 vitesh nëse kemi akoma figurë kryesore zotin Berisha dhe zotin Ruçi atëherë jemi një popull që kemi probleme me prodhimin e historisë. Ky është një problem për të cilin duhet të shohim thellë brenda vetes”, tha Doda.

Në 2013-ën, Mesila Doda u zgjodh deputete në listën e Partisë Demokratike, por pas ardhjes së Lulzim Bashës në krye të partisë, ajo u largua për te PDIU. Gjithsesi, gjatë katër vjeçarit të fundit në Kuvend, Doda theksoi disa herë respektin që kishte ndaj ish-kryetarit Berisha, por tashmë kjo deklaratë tregon se ajo kërkon pensionimin e Berishës dhe politikanëve të tjerë që konsiderohen si ish-funksionarë të komunizmit.

 

Të fundit